Pensionet në 2027 do të dyfishohen! Ministrja e Ekonomisë jep LAJMIN E MADH për pensionistët

Te Fundit

Ministrja për Ekonominë dhe Inovacionin, Delina Ibrahimaj, ka bërë të ditur rritjen e mbështetjes financiare për pensionistët nëpërmjet buxhetit të vitit 2027 gjatë fjalës së saj në Kuvend.

Sipas saj, shtesat mujore për kategoritë e ndryshme të pensionistëve do të dyfishohen, ndërsa deri në vitin 2030 synohet që asnjë pensionist urban me vite të plota pune të mos marrë më pak se 40 mijë lekë në muaj.

Për këtë politikë janë parashikuar 20 miliardë lekë në buxhetin e vitit të ardhshëm.

Ibrahimaj: Pensionistët do të kenë mbështetje më të madhe me buxhetin e ri. Në vitin 2027 për pensionistët urbanë, që kanë vite të plota pensioni, shtesa mujore do të shkojë nga 1800 lekë në 3600 lekë.

Për pensionet urbane të pjesshme nga 800 në 1600 lekë, për pensionet rurale nga 1000 në 2000 lekë, për pensionet familjare nga 700 në 1400 lekë, për pensionet e invaliditetit të punës nga 600 shtesa do të shkojë në 1200 lekë.

Për këtë politikë në buxhetin e vitit 2027 janë parashikuar 20 miliardë lekë, nga 10.4 që ishin parashikuar në buxhetin e vitit 2026. Angazhimi ynë për pensionistët shkon përtej kësaj.

Deri në vitin 2030 ne kemi vendosur objektiva të qarta. Asnjë pensionist urban me vite të plota pune nuk do të ketë më pak se 40 mijë lekë në muaj.

/vizionplus.tv

Lajmet e fundit